Stacionet e Vegjël (Small Town Stations, in Albanian)
Trenat afrohen drejt tyre si fantazma.
siç futet nën shtroje burri që kthehet në mesnatë
duke mbajtur larg këmbët e tij të ftohta.
Posta, kioska e biletarisë dhe ora e mbetur prapa në peron.
Pasagjerët e paktë, aty, në pritje prej orësh,
sepse e dinë se je ti që duhet të presësh për momentin
dhe nuk është momenti që pret për ty.
Të paktë ata që ngjiten; më të paktë atë që zbresin.
Burri i ulur në një stol në platformë,
zbath kohën, mbi një gazetë lokale të hapur në mes.
Ndalesat e trenit janë një rutinë,
përveçse për djalin e fshehur pas shtyllës
me jakën e uniformës shkollore, të shkuar shtrembër.
Ai nuk është i parëlinduri, por djali plangprishës,
i paracaktuari për aventurë dhe parabolën e rikthimit,
Petulla, sheqerka, arançiata me mente…!
Djali që u shet pasagjerëve nga dritarët
me një dorë merr paratë, dhe tjetrën zgjat mallin.
Është pigmenti i errët, që e ruan nga ndrojtja.
Xhepat e tij janë të zbrazët, por të thellë,
pas gishtave të tij me saharozë
ngjitet lehtë pluhuri, një fije floku
dhe në mbrëmje, nganjëherë, një qytet i tërë.
Nuk harrohen lehtë stacionet e vegjël,
ndalesat e shkurtra me xhepa të mëdhenj.
Duke fiksuar çdo detaj,
ata do të jenë alibia jonë, për mosmbërritjen në kohë
ose për mosmbërritjen kurrë,
atje për ku ishim nisur nisur.
“Small Town Stations” first appeared in AGNI Online, June 2014.