Luljeta Lleshanaku

Flashback 3 (in Albanian)

Zemër nëntori. Era fryn si ndërrim epokash,
Dëbora dhe fytyra e sime mëje
presin në prapavijë
të vërtetojnë filozofinë e tyre
të të pashmangmes.

Dritat, si një varg milingonash të çojnë
në dhomën e bukës. Unë jam nusja.
Fundi i ceremonies. E ndërsa bëhem gati për gjumë
njezet e një karfica m’i heqin me kujdes nga koka.
aq sa vitet e mia.

Nuk di pothuajse asgjë mbi jetën.
Di vetëm se në kthesa të forta
përvoja vlen më pak se dy drita të ndezura në gjoks.

Përpiqem ta fsheh lumturinë time nën pushin e bardhë
si një portokalle e qëruar me kujdes.

Kam dalë dinakërisht prej profecisë sime genetike
e kapur fort pas barkut të dashit
prej shpellës së Ciklopit.

 

Po të mundohem të shtyj pak perden
me dy gishtat e ngjyrosur në majë,
dy hije shkojnë në harmoni mbi asfaltin e zi
instumentisti dhe violinçeli, pas koncertit
njeriu edhe antiprofecia.

 

 


“Flashback 3” is from  Haywire (Bloodaxe Books Ltd., 2011).